Formula 1/ Verstappen prek fitoren e shtatë radhazi
BKT
Sport

Formula 1/ Verstappen prek fitoren e shtatë radhazi

RTSH

Fitorja e shtatë radhazi (dhe e nënta nga njëmbëdhjetë këtë vit) për Max Verstappen, i cili “eliminoi” Lewis Hamilton në fillim dhe dominon Çmimin e Madh të Hungarisë.

Në podium me holandezin Lando Norris që përsërit pozicionin e dytë, si në Silverstone, dhe pengoi Red Bull (i treti me Sergio Perez) të shënojë një-dy.

Protagonisti i “pole position”, Lewis Hamilton i hodhi shanset e tij në erë me një sprint të dobët në semafor dhe përfundoi i katërti përpara McLaren-it tjetër të Oscar Piastri (në rritje të vazhdueshme) dhe Freccia Nera, binjakut të George Russell i cili në finale mposht Ferrarin e Charles Leclerc (të penalizuar me pesë sekonda për shpejtësinë e tepërt në bokse) dhe Carlos Sainz, të cilët u renditen në vendin e shtatë dhe të tetë.