Twitter me imazh të ri, ndryshon llogon dhe emrin
BKT
Në Fokus

Twitter me imazh të ri, ndryshon llogon dhe emrin

M.P. / RTKlive

Twitter ka ndryshuar imazhin publik. Tashmë në vend të zogut cicërues si logo e këtij gjigandi teknologjik, do të jetë një X i bardhë me sfond të zi.

No description available. Ndryshim ka edhe në pjesën e “tweets” apo të cicërimave. Edhe postimet do të quhen “X”.

Pronari i Twitter, miliarderi Elon Musk  ndryshoi foton e tij të profilit në logon e re dhe shtoi "X.com" në biografinë e tij në Twitter.

Musk dëshiron të krijojë një "super aplikacion" të quajtur "X", vision ky të cilin e ka pasur tash e një kohë.

“Dhe së shpejti do t’i themi lamtumirë Twitterit dhe gradualisht të gjithë zogjve”, kishte shkruar ai të dielën në Twitter, duke aluduar te ndryshimet.

Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi "duhej të ishte bërë shumë kohë më parë".


MË SHUME NGA Në Fokus