KQZ mban mbledhje, diskutohet për zgjedhjet e parakohshme në veri
BKT
RTKlive
Në Fokus

KQZ mban mbledhje, diskutohet për zgjedhjet e parakohshme në veri

M.P / RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 13:30.

Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i Asgjësimit/Shkatërrimit të materialit zgjedhor të zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

KQZ do të bëj edhe shqyrtimin dhe miratimin e Raportit për realizmin e planit të punës të KQZ-së  si dhe shtojcën “ Raport i Realizimit të Planit të Punës,  për periudhën janar-qershor 2023. Ndërkaq Këshilli për Buxhet dhe Financa do të miratoj raportin financiar dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për periudhën janar - qershor 2023.


MË SHUME NGA Në Fokus