Komiteti Paralimpik i Kosovës, licenco parasportistët e trajneri i parë
BKT
Sport

Komiteti Paralimpik i Kosovës, licenco parasportistët e trajneri i parë

Uran Krasniqi / RTKLive

Komiteti Paralimpik i Kosovës ka licencuar parasportistët dhe trajnerin e parë në Republikën e Kosovës, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  

Sipas MKRS-së, Në sportin e atletikës u licensua sportisti Grevist Bytyçi, në sportin e atletikës me karrocë, sportistja Vjollca Hoxha, dhe trajneri Adrian Mazreku.

"Me një hap shumë të rëndësishëm për pjesëmarrjen e sportistëve me aftësi të kufizuara në gara ndërkombëtare e botërore, Komiteti Paralimpik i Kosovës sot licensoi parasportistët dhe trajnerin e parë në Republikën e Kosovës duke i dhënë krah potencialit të tyre për zhvillim të mëtejmë në skenën e gjerë sportive", ka njoftuar MKRS. "Përkrah presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomëza Emini, prezent ishte edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, i cili e ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për parasportistët e Kosovës".