22:07 / 25.07.2023
Krasniqi: Mulliqi informoi nga frontet në ditët e hershme të UÇK-së
RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit artistik e akademik, dhe të gjithë atyre që e njohën profesorin Haqif Mulliqi.
"Reporteri ynë i luftës, zëri i të vërtetës historike, i cili na informoi nga vijat e fronteve të luftës çlirimtare që nga ditët e hershme të UÇK-së, do të mbetet i paharruar në kujtesën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri", ka shkruar Kransiqi në 'Facebook'.























