Mehaj e Güler bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Turqi
BKT
Lajme

Mehaj e Güler bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Turqi

M.Miftari/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke qëndruar në  vizitë zyrtare në Turqi. Ai, në këtë vizitë, është i shoqëruar nga gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali  Krasniqi, kolonel Astrit  Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu.

Përmes një komunikate për medie bëhet  e ditur se gjatë ditës së sotme ministri Mehaj, së bashku me delegacionin,   kanë zhvilluar  një takim me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Ministri Mehaj fillimisht ka uruar  Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

“Ky bashkëpunim do të vazhdohet  në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona. Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme. Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t'i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme