Mehaj: Partneriteti me Maqedoninë e Veriut, në nivelin më të lartë
BKT
Lajme

Mehaj: Partneriteti me Maqedoninë e Veriut, në nivelin më të lartë

N.M. /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se fqinjësia e mirë dhe partneriteti mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta.

Ai, në një postim në Facebook, njofton se kishte një takim me ministren e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Në kornizat e vizitës në Turqi, kemi zhvilluar takimin me Ministren e Maqedonisë së Veriut, znj. Slavjanka Petrovska të cilën e falënderova për bashkëpunimin në fushën e sigurisë si dhe për mbështetjen në proceset e përmbushjes së obligimeve tona për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar”, thotë Mehaj.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe në NATO është esencial për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

“Në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve do të vazhdojmë të punojmë së bashku sipas planit të dakorduar mes ministrive tona”, shkruan Mehaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme