Hovenier: Të papranueshme frikësimet ndaj policëve të rinj serbë në veri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Hovenier: Të papranueshme frikësimet ndaj policëve të rinj serbë në veri

RTK

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar të papranueshme linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës nga përdorues serbë të rrjeteve sociale.

Hovenier në një postim në Twitter, ka thënë se përbërja e Policisë së Kosovës duhet ta pasqyrojë diversitetin e vendit dhe se kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme.

Ai shton se Policia e Kosovës ekziston për t'u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, teksa ka ndarë qëndrimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, lidhur me kërcënimet dhe linçimet që po u bëhen policëve të rinj serbë në veri.


MË SHUME NGA Lajme