Inzaghi: Jemi rritur shumë në nivel evropian, e duam titullin e kampionit
BKT
Sport

Inzaghi: Jemi rritur shumë në nivel evropian, e duam titullin e kampionit

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi italian, Inter është duke u përgatitur në  mënyrën më të mirë të mundshme për sezonin e ri të garave.

Rikthimi i titullit të kampionit në Serie A dhe paraqitje sa më dinjitoze në Ligën e Kampionëve, janë synimet e skuadrës së Simone Inzaghit.

“Sezoni i kaluar ishte i mirë, kemi fituar Kupën e Italisë, Superkupën dhe luajtëm në finalen e Ligës së Kampionëve, që mbetet gjithmonë një rezultat shumë i madh”, ka thënë Inzaghi për mediet italiane.

“Jemi rritur shumë në nivel evropian në krahasim me vitin e parë, nuk të ndodh çdo vit që të arrish në finale. Interit nuk i ndodhte prej 12 vitesh ndaj është një motiv krenarie. Këtë vit duam të rikonfirmohemi në Evropë, do ta provojmë përsëri, edhe pse e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Titulli është objektivi ynë i madh, po përforcohemi dhe po përgatitemi që të luftojmë. Kemi shpresa që të fitojmë titullin kampion”, ka theksuar strategu italian.