Osmani: Vetëmohimi i Demaçit është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria
BKT
Lajme

Osmani: Vetëmohimi i Demaçit është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria

V.Th. RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi, në pesë vjetorin e vdekjes.

“Lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare- Adem Demaçi”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ajo ka shtuar se Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale.

“Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave. Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë”, ka thënë Osmani.

Tutje Osmani u shpreh se vetëmohimi i Demaçit është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë!


MË SHUME NGA Lajme