16:40 / 26.07.2023
Hapet Panairi i Librit në Podujevë, marrin pjesë disa shtëpi botuese
M.P. / RTKlive
Ka nisur Panairi i Librit në qytetin e Podujevës në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës”.
Në hapje të panairit mori pjesë nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj dhe dashamirë të librit.
“Nënkryetarja Lahu, u shpreh e lumtur për mbajtjen e panairit duke theksuar që komuna do të vazhdojë përkrahjen ndaj ngjarjeve të tilla dhe duke i bërë gjithmonë më madhështore, njëherit përgëzoi edhe organizatorin, shkrimtarin Fatmir Halimi nga shoqata "Prokult”", ka njoftuar Komuna e Podujevës.
Panairi do të jetë i hapur nga 26 deri më 29 korrik, nga ora 12:00 deri në 21:00 në sheshin e qytetit.























