18:36 / 26.07.2023
Liria përforcohet me mbrojtësin e shkollës së 2 Korrikut
Uran Krasniqi / RTKLive
Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar, Liria e Prizrenit është përforcuar me Redon Arifin. Njoftimi ka ardhur nga skuadra prizrenase.
"Mbrojtësi korpulent, Redon Arifi, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ka nënshkruar me Lirinë. Ai vjen nga Akademia e njohur e 2 Korrikut, dhe bazuar në moshën dhe fizikusin e tij, pritet të jetë një futbollist me të ardhme", ka thënë kryetrajneri, Nedim Yigit.
Për bashkimin me Lirinë ka folur edhe Arifi.
"Jam i lumtur që u bëra pjesë e kësaj skuadre të madhe. Pres që të zhvillohem dhe dëshmoj cilësi, për të ndihmuar klubin drejt synimeve", ka thënë ai.























