‘Opera Night’ në RLIOF sonte rrugëton me vepra premierë
BKT
Në Fokus

‘Opera Night’ në RLIOF sonte rrugëton me vepra premierë

Medina Pasoma / RTKlive

Ngjarja më e madhe operistike në vend, RLIOF po i sjellë Kosovës emra eminentë të muzikës klasike. Këtë do ta bëjë edhe sonte, në mbrëmjen e quajtur “Opera Night”, ku publiku do të shijojë programin me vepra premierë.

Në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare do të ngjiten sopranoja Leonor Bonilla, tenori Mert Sungu dhe baritoni Simon Mechlinski, shoqëruar në piano nga Ardita Bufaj.

“Opera Night’, mbrëmja që i dedikohet tërësisht muzikës së mirëfilltë operistike, vjen në festivalin RLIOF për ta pasuruar programin e festivalit. Do ta kemi kënaqësinë që në skenë të ngjiten solistë të skenave operistike, të cilët për publikun e gjerë sjellin një repertor premierë në pjesën më të madhe të tij”, thuhet në komunikatën për media.

“Ramë Lahaj International Opera Festival” deri më tani në edicionin e 3-të ka realizuar Gala Mbrëmjen, “Ramë Lahaj& Friends” si dhe “Ensemble Evening” me kontratenorin e njohur iranian Cameron Shahbazi.

Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial prej të cilit mund të informoheni për më të rejat e “Ramë Lahaj International Opera Festival”. No description available.


MË SHUME NGA Në Fokus