GLPS:Të gjenden forma tjera për verifikimin e pensionistëve, e jo fizikisht
BKT
Lajme

GLPS:Të gjenden forma tjera për verifikimin e pensionistëve, e jo fizikisht

M.P / RTKlive

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka reaguar lidhur me detyrimin që pensionistët të lajmërohen fizikisht në mënyrë që të verifikohen që janë gjallë. Sipas tyre, kjo përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut, teksa kanë dhënë sygjerimet e tyre për ndryshimin e kësaj mënyre të funksionimit.

“Ligji nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, më specifikisht paragrafet 2, 3 dhe 4 të Nenit 24, dhe Udhëzimi Administrativ Nr.05/2015 përmbajnë shkelje së të drejtave themelore të njeriut, meqenëse kushtëzojnë ekzekutimin e pensionit me paraqitje fizike, për të dëshmuar që qytetari në fjalë është gjallë”, kanë thënë GLPS në reagimin e tyre, duke shtuar se kjo është argumentuar nga raporti i Avokatit të Popullit.

GLPS ka rekomanduar zgjidhjen e ofruar nga Avokati i Popullit, e që verifikimi të bëhet duke evituar lajmërimet fizike.

“Konsiderojmë që zgjidhja e duhur do të ishte në linjë të ngjashme me rekomandimin e Avokatit të Popullit e ku nevoja e paraqitjes së personave për të dëshmuar që vazhdojnë të jenë gjallë zëvendësohet me një proces të verifikimit, ku niveli qendror dhe komunal, përmes kanaleve zyrtare të komunkimit arrijnë të bëjnë verifikimet e duhura (për shembull: përmes njoftimit në bazë të regjistrimit të vdekjes të lëshuar në komunat përkatëse). Në këtë mënyrë nuk do të ketë cenim së të drejtave të njeriut dhe në të njëjtën kohë dhe autoritetet do të kenë mundësinë të bëjnë verifikimin e nevojshëm pa obliguar pensionistët të lajmërohen”, thuhet tutje në reagimin e GLPS-së.


MË SHUME NGA Lajme