16:59 / 27.07.2023
Shabani largohet nga Llapi
Uran Krasniqi/RTKLive
Kushtrim Shabani nuk është më futbollist i Llapit. Njoftimi për ndërprerjen e bashkëpunimit ka ardhur nga skuadra llapjane.
"Klubi ynë dhe mesfushori Kushtrim Shabani pas tre vitesh kanë ndëprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Pas një takimi të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe futbollistit u vendos që të ndërprehehet bashkëpunimi këtu", ka njoftuar Llapi. "Falenderojmë futbollistin Kushtrim Shabani për kontributin e dhënë për klubin si dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës".























