Islami: Policët serb besoj që janë të përgatitur për presione dhe shantazhe
BKT
Lajme

Islami: Policët serb besoj që janë të përgatitur për presione dhe shantazhe

Sh.G / RTKlive

Profesori Avni Islami në “Info plus”, ka komentuar kërcënimet dhe linçimet që ditëve të fundit po ju bëhen policëve të rinj të komuniteti serb.

“Mendoj se mund të ketë raste individuale sepse këta policë të rinj që i janë nënshtruar testeve  dhe janë të stërvitur që të kryejnë punën e policit nën uniformë duke i zbatuar ligjet e Kosovës  besoj që të gjithë kanë qenë të përgatitur se mund të ketë edhe presione dhe asi lloj shantazhe”, tha Islami

Ai ka theksuar se “policët të cilët kanë dhënë dorëheqje më parë kanë qenë të inkorporuar kryesisht nga dy organizatat që janë shpallur terroriste dhe të gjithë ata me urdhër të Beogradit janë detyruar që t’i heqin uniformat dhe t’i binden urdhrave të Listës serbe dhe urdhrave të Vuçiqit.


MË SHUME NGA Lajme