Abdixhiku thotë se "rruga e re" po merr formë
BKT
Lajme

Abdixhiku thotë se "rruga e re" po merr formë

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, ka thënë se “rruga e re” po merr formë çdo ditë, pas takimit që pati të me afro 100 udhëheqës të bizneseve në Kosovë.

Pas takimit me udhëheqësit e bizneseve, Abdixhiku ka thënë se pjesëmarrja e lartë e tyre është, shenjë e përgjegjësie që “rruga e re” po merr.

“Takova sonte udhëheqësit, pronarët e themeluesit e 100 bizneseve më të mëdha në vend. Janë taksapaguesit e punëdhënësit më të mëdhenj në shtet. Kolektivisht kontribuojnë në 80% të ekonomisë së vendit tonë - dhe kjo flet mjaftë për këta patriotë modern. Pjesëmarrja e lartë e tyre në këtë takim përveç se vlerë dhe nder, ishte shenjë e përgjegjësisë që ‘Rruga e re’ çdo ditë po merr. U bashkuam sonte, si pjesë e platformës diskutuese ‘Rruga e re’ për të folur hapur mbi gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike në vend; mbi sulmet e paprecedneta e kërcënimet e pakuptimta të politikës ndaj njerëzve që krijojnë vlerë, punësim e zhvillim. Vullneti ynë është i paepur, ndërsa ‘Rruga e re’ po merr formë çdo ditë”, ka shkruar Abixhiku në Facbook.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin me platformë të detajuar për çdo hap që vendi duhet të marrë.

Lideri i LDK-së, ka nisur një sërë takimesh në atë që e ka quajtur si “rruga e re”, por pa kryeministrin Albin Kurti. Më herët, u takua me gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

 


MË SHUME NGA Lajme