Kryeministri Kurti premton reformë të plotë pensionale
BKT
Në Fokus

Kryeministri Kurti premton reformë të plotë pensionale

Sh.Ç /RTKlive

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për skemat pensionale. Projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kësaj kryeministri Albin Kurti ka premtuar reformë të plotë.

Në një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale.

“Rreth 70 mijë pensionistë të cilët po të mos ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta do të arrinin kushtin prej 15 vitesh kontribut deri më 01.01.1999. Tani e tutje, ata, do të marrin pensionin parcial kontributpagues. Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale”, ka theksuar ai.

Sipas tij, hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. "Shumë shpejt do t'i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Në Fokus