Interi gjen pasuesin e Onanas, arrin marrëveshje me portierin zviceran
F.Bytyqi/RTKLive
Inter më në fund ka kompletuar marrëveshjen me Bayern Munichun për portierin Yan Sommer, në një marrëveshje nën 6 milionë euro.
“Neurazzurët” po vazhdojnë me fazën përgatitore në Japoni pa ndonjë portierë të ekipit të parë, pasi shiten Andre Onanan derisa Samir Handanovici u lirua pasi i skadoi kontrata.
Sipas “Sky Sport Deutschland” Bayern Munich ka arritur marrëveshje verbale me Interin për ta shitur zviceranin për diku 6 milionë euro.
Marrëveshja do të jetë 4 milionë euro kesh, si dhe afro 2 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të portierit.
Përpos Sommer, Inter po tenton edhe të nënshkruajë edhe me portierin e Shakhtarit Trubin, por një marrëveshje nuk po duket të jetë aq e lehtë.
Pavarësisht ardhjes së Trubin, Sommer pritet të jetë portieri startues, gjë që edhe e ka bindur për ta lënë Bayernin për nënkampionin e Evropës.























