UP u ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private
BKT
Lajme

UP u ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private

RTKlive

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka vendosur që t’ua ndalojë profesorëve që janë nën ombrellën e UP-së të mbajnë mësim edhe në kolegje private.

Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë. “Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.

 


MË SHUME NGA Lajme