12:58 / 28.07.2023
‘Të fala nga Gjilani’, mbrëmja artistike që mirëpret bashkëatdhetarët
M.P. / RTKlive
Gjilani sonte i hap portat artistike si mirëpritje ndaj bashkëatdhetarëve me organizimin “Të fala nga Gjilani”.
Aktorët e Teatrit të Qytetit kanë përgatitur program të pasur me poezi e këngë.
“Performanca vjen për të gjithë qytetarët e Gjilanit po në veçanti për bashkatdhetarët tanë të cilët i japin shumë dashuri, jetë e plot ngjyra qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.
“Te fala nga Gjilani” do të mbahet në hapësirë të hapur në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Diasporës, të organizuara nga Drejtoria e Kulturës dhe Komuna e Gjilanit.
























