15:40 / 28.07.2023
RTK dhe UP me Memorandum Bashkëpunimi
Elmina Osmani / RTK
Radiotelevizioni i Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum parasheh bashkëpunim në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Televizionit Publik të Kosovës, nga i cili do të përfitojnë të dy institucionet.
Rektori i UP-së, Qerim Qerimi e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë memorandum, ku studentët e UP-së do të mbajnë praktikë në RTK si dhe eventet e rëndësishme të universitetit pritet të transmetohen drejtpërdrejtë në RTK.
Edhe drejtori gjeneral i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se ky memorandum ka rëndësi të veçantë, pasi sipas tij RTK tash e tutje do të mund të shfrytëzojë ambientet e UP-së për intervista e seminare të ndryshme.























