Mane drejt Arabisë
BKT
Sport

Mane drejt Arabisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Sadio Mane mund t`u bashkohet Crsitiano Ronaldos, Fofanas, Marcelo Brozovicit dhe Tellesit poqe se i bashkohet  skuadrës së Al Nassr në Arabinë Saudite.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Bayern Munich ku aktivizohet Mane dhe Al Nassr kanë rënë në ujdi  për një marrëveshje e cila kapë shifrën 35 milionë euro. 

Sipas tij, Mane shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i klubit arab.

Mane i cili më herët ishte pjesë e Liverpoolit, u transferuar në Gjermani gjatë edicionit të kaluar, mirëpo ai nuk arriti që në Bundesligë ta gjejë shkëlqimin që e kishte pasur në Angli.