18:15 / 28.07.2023
Klan Kosova e hedh poshtë vendimin e ARBK, do të ankohet në Gjykatë
Sh.Ç /RTKlive
Klan Kosova e ka hedhur poshtë dhe e konsideron të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.
Siç raporton portal i këtij mediumi, Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Klan Kosova ka bërë të ditur se do ta ushtrojë të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente.























