E ardhmja e Kieran Tierney në Arsenal mbetet e pasigurt
BKT
Sport

E ardhmja e Kieran Tierney në Arsenal mbetet e pasigurt

Uran Krasniqi/RTKLive

Kieran Tierney pati vështirësi për të luajtur në Arsenal sezonin e kaluar, duke humbur vendin e tij në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, por kjo nuk ka ndikuar në interesimin e skuadrave të tjera për të.  

 Newcastle është lidhur shumë me një lëvizje për transferimin e futbollistit e gjithashtu edhe Celtic. 

"Në ndeshjet që luajta, u përpoqa të bëja më të mirën për ekipin. Isha gati në çdo ndeshje dhe punoja 100%. Mendoj se të gjithë do të pajtoheshin me këtë, se unë kurrë nuk jap më pak se kaq. Nuk mund të luash çdo ndeshje, çdo sezon, çdo vit", ka thënë skocezi.