Pa kuorum, Kuvendi shkon në pushim
BKT
Lajme

Pa kuorum, Kuvendi shkon në pushim

Edona Podvorica/RTK

Pa kuorum ka përfunduar seanca e fundit e sesionit pranveror të Kuvendit. Kryesuesja e saj konstatoi se nuk kishte kuorum për vazhdimin e saj dhe, ende pa nisur, e mbylli seancën duke u dëshiruar deputetëve pushime të këndshme.

Kjo shkaktoi reagim të opozitës, e cila thotë se kjo situatë erdhi për shkak se Qeveria nuk ishte e gatshme të përballej me ato që ata i quajtën afera e dështime. Por deputetë të shumicës parlamentare fajësuan partitë opozitare për bojkot të punës së Kuvendit në këtë sesion, derisa lavdëruan punën e deputetëve të shumicës.

Hollësi sjellë kronika në vazhdim.


MË SHUME NGA Lajme