"Octopus" publikon listën e personave që punojnë në dëm të Kosovës
BKT
Lajme

"Octopus" publikon listën e personave që punojnë në dëm të Kosovës

Visar Shatrolli/ RTK

 Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS ka mbajtur konferencën e titulluar Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan “Sfondi historik, ideologjia, ndikimi politik dhe potenciali i rritjes”. Gjatë konferencës u tha se përhapja e gënjeshtrave, nxitja e urrejtjes e dhunës, përgënjeshtrimi dhe paraqitja e institucioneve të Kosovës si të paqëndrueshme janë pjesë e këtyre agjendave.

Arnaud Gouillon shtetas francez i natyralizuar si një qytetar serb, i ndikuar nga Rusia, është faktor propagande e destabiliteti në Ballkanin Perëndimor e në veçanti në Kosovë.

Kristian Kahrs, një tjetër aktivist i ekstremit të djathtë me lidhje të forta me autoritetet serbe.  Ish ushtaraku norvegjez ka qenë një forcë shtytëse për ta sfiduar funksionalitetin shtetëror të Kosovës.

Maik Muller, një lojtar bosht i ekstremit të djathtë në Gjermani, ka luajtur rol të dëmshëm në minimin e demokracisë në Kosovë.

Francezi, Yves Bataille, një prorus dhe antiamerikan i ashpër, është i njohur për lidhjet me serbët, ka manipuluar në vazhdimësi narrativen e Kosovës.

Një tjetër ekstremist me kontribut të vazhdueshëm kundër Kosovë ka qenë edhe ish-koloneli Jacques Hogard.

Të gjithë këta emra të eksponentëve të ekstremit të djathë janë publikuar pas hulumtimit të Institutit për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS.

Drejtori i këtij Instituti Agim Musliu, tha se e djathta ekstreme në Evropë që tradicionalisht është e lidhur me Kremlinin, është rrezik për Ballkanin.

" Ato vende ku nuk kanë investime janë në formim e sipër shumë është me lehtë të pentorhet dhe nuk mund të quhet se vepron në të mirë të demokracisë”, tha Musliu.

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, thotë se lidhjet mes presidentit serb Vuçiq e atij rus Putin, janë më të vjetra se dy dekada. Për këtë besnikëri, sipas tij, Vuçiq është dekoruar edhe me medalje në 2019 nga Vladimir Putin.

"Mund ta marrësh këtë medalje vetëm në qoftë se i ke shërbyer Federatës Ruse për 20 vjet. Presidenti Vuçiq e mori këtë medalje në 2019. Është pikërisht 20 vjet pas vitit 1999 kur NATO bombardoi regjimin e Millosheviqit në të cilin Aleksandër Vuçiqi luante rolin e ministrit të propagandës", tha Stojkoviq.

Ndërkohë, Ljubomir Filipoviq nga Mali i Zi, tha se është thelbësore t’u qasemi hulumtimeve të djathtës ekstreme radikale me mendje të hapur.

" Studiuesit dhe politikbërësit mund të fitojnë një kuptim më gjithëpërfshirës të faktorëve shtytës që qëndrojnë pas ideologjive aktuale të radikalizmit në Ballkan”, tha Filipoviq

Kjo është konferenca e parë e këtij Instituti të sapo themeluar.


MË SHUME NGA Lajme