Juventusi nuk luan në Evropë gjatë edicionit të ardhshëm
BKT
Sport

Juventusi nuk luan në Evropë gjatë edicionit të ardhshëm

Uran Krasniqi/RTKLive

Juventusi nuk do të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi skuadra është dënuar për shkeljen e rregullave të UEFA-s lidhur me licencimin e financat.  
"Zonja e vjetër" në edicionin e fundit përfundoi në vendin e shtatë në Serie A, ndërsa tash Fiorentin që përfundoi në vendin e tetë do të zë vendin e skuadrës nga Toriono. 
Drejtuesit e Juves janë të interesuar për të mbyllur këtë rast ndaj nuk do ta apelojnë vendimin. 
"Mbetemi plotësisht të bindur për legjitimitetin e veprimeve tona dhe vlefshmërinë e argumenteve tona. Megjithatë ne kemi vendosur të mos apelojmë këtë gjykim", ka thënë kryetari i Juventusit, Gianluca Ferrero. 
Raundet kualifikuese të Conference League për sezonin 2023/24 kanë nisur në fillim të këtij muaji.