Posta e Maqedonisë së Veriut me pullë postare kujton aktorin Luran Ahmeti
BKT
Kulturë

Posta e Maqedonisë së Veriut me pullë postare kujton aktorin Luran Ahmeti

M.P. / RTKlive

Në përkujtim të aktorit shqiptar Luran Ahmeti, Posta e Maqedonisë së Veriut ka krijuar pullën postare dedikuar jetës dhe veprës së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Teatrit Shqiptar në Shkup, teksa do të organizohet edhe një mbledhje komemorative nga ky institucion.

“Në përkujtim të jetës dhe veprës së artistit të dalluar Luran Ahmeti, Posta e Maqedonisë së Veriut organizon mbledhje komemorative në Teatrin Shqiptar, në Shkup më 31 korrik në ora 20:00”, thuhet në njoftim.

Ahmeti kishte vdekur dy vite më parë në moshën 46-vjeçare nga beteja me Covid-19. Ai ka luajtur në projekte filmike vendore e ndërkombëtare. “Bal-Can-Can” e “Limonata” janë disa nga to. Ndërkaq një prej sukseseve të tij më të mëdha ishte përfshirja në filmin aksion të vitit 2021, Taken 2”, nën regjinë e Olivier Megaton.

Aktori i Teatrit Shqiptar në Shkup jo pak herë ka debutuar edhe në filma e seriale turke. “Kurtlar Vadisi Pusu” ia kishte dhënë famën në shtetin turk, teksa kishte luajtur edhe në serialin televiziv “Muhteşem Yüzyıl” ku interpretoi rolin e Hysrev pashës.

May be an illustration of 1 person and text


MË SHUME NGA Kulturë