Guardiola thotë se investimi arab ndryshoi tregun e transferimeve
BKT
Sport

Guardiola thotë se investimi arab ndryshoi tregun e transferimeve

Uran Krasniqi / RTKLive

Pep Guardiola po konsideron se investimi arab ka ndryshuar tregun e transferimeve të futbollit. 

Së fundmi, pas shumë lojtarëve që kanë zgjedhur klubet arabe, ishte edhe algjeriani Riyad Mahrez, i cili ishte nën urdhërat e Guardiolas te Manchester City dhe i cili u largua për t'u bashkuar me Al Ahli.

"Arabia Saudite ka ndryshuar tregun. Disa muaj më parë, Cristiano Ronaldo ishte i vetmi që  shkonte dhe askush nuk mendonte se kaq shumë lojtarë të mirë do të shkonin të luanin në ligën saudite", është shprehur spanjolli. "Klubet duhet të jenë të vetëdijshme për atë që po ndodhë. Riyad mori një ofertë të jashtëzakonshme dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund t'i thoshim: mos shko".