Zëdhënësja e LDK-së thotë se pushteti aktual po ngulfatet nga izolimi
BKT
Lajme

Zëdhënësja e LDK-së thotë se pushteti aktual po ngulfatet nga izolimi

B. H. | RTKlive

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të partisë në pushtet.

Ajo ka thënë se autokratët ushqejnë turmat me udhëheqje sipërfaqësore dhe nacionalizëm arkaik të modelit ‘kush nuk është me ne është tradhtar’, sepse vetëm në saje të ndarjes në ‘ne’ dhe ‘ata’, sipas Halimit, popullistët mbetën në pushtet.

“Pushteti i Albin Kurtit është bosh dhe nuk e ndryshon jetën e qytetarëve, por turmave u ofron armiq të fabrikuar. Në realitet pushteti aktual është duke u ngulfatur në afera korruptive dhe nga izolimi ndërkombëtar. Qytetarët duhet ta kuptojnë mashtrimin që po ju bëhet duke mundësuar të riparohen gabimet dhe të shpëtohet shteti”, ka shkruar Halimi në “Facebook”

Ajo tutje ka thënë se ndërlidhja e çdo situate që nuk i konvenon këtij pushteti me Serbinë është shfrytëzim i traumës së luftës për t’i frikësuar qytetarët dhe tendencë e nënshtrimit të tyre.


MË SHUME NGA Lajme