Aksident me fatalitet afër Kurshumlisë, një i vdekur
BKT
Fotoilustrim
Lajme

Aksident me fatalitet afër Kurshumlisë, një i vdekur

B. H. | RTKlive

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 5.30 të mëngjesit në magjistralen Nish – Kurshumli në Serbi. Si pasojë e këtij aksidenti një person e ka humbur jetën.

Disa burime kanë deklaruar për RTK-në se makina e aksidentuar ka qenë tip “Mercedes” me targa të Zvicrës, me shtetas kosovarë. Lidhur me këtë aksident raportojnë edhe mediat serbe, por pa dhënë shumë detaje. Ato kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend ngasësi i veturës, derisa tre persona tjerë janë dërguar në spital.


MË SHUME NGA Lajme