14:17 / 30.07.2023
Shtohen kolonat, pritje deri në pesë orë te Dheu i Bardhë
M.P. / RTKlive
Pritjet nëpër kufi po vazhdojnë të krijojnë kolona të gjata, të cilat udhëtarëve po ju marrin dhjetëra orë në komunikacion.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dalë me të dhëna të përditësuara për ditën e sotme.
Sipas përditësimit të fundit, kolonat më të gjata janë në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku pritjet po zgjasin deri në pesë orë për të hyrë në Kosovë, e deri në 40 minuta për dalje. Më mirë tani nuk është gjendja as në Merdar, ku pritjet janë mbi dy orë për hyrje në Kosovë.
























