Kurti: 400 mijë punëtorë aktivë, tregues suksesi i politikave tona
BKT
Lajme

Kurti: 400 mijë punëtorë aktivë, tregues suksesi i politikave tona

M.P. / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë një shkrim në `Twitter` duke thënë se Kosova për herë të parë në ekonominë e saj ka mbi 400 mijë pozita si fuqi punëtore aktive.

Sipas kryeministrit, ky është tregues i politikave të suksesshme dhe gjithpërfshirjes për kategori të ndryshme.

“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozita të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në "Twitter".

 

For the first time our economy has over 400,000 recorded active workforce positions. This is a strong indicator of the success of our labor and economic policies that have helped women, people w/ disabilities, entrepreneurs & others be successful participants in the workforce.

— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2023


MË SHUME NGA Lajme