21:18 / 30.07.2023
Chelsea dhe Monaco gjejnë ujdinë për mbrojtësin francez
Uran Krasniqi / RTKLive
Chelsea ka rënë dakord për me Monacon për transferimin e mbrojtësit francez, Axel Disasi.
Siç ka marrë vesh agjencia e lajmeve PA, 38.5 milionë funte është shuma që duhet t'i paguajë skuadra angleze asaj franceze për shërbimet e njëzet e pesë vjeçarit.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ishte në kërkim të një mbrojtësi pasi Wesley Fofana u lëndua.
Disasi kishte kaluar te Monaco nga Reims në vitin 2020 dhe ka bërë 118 paraqitje për skuadrën e Ligue 1.
Chelsea fillon Premier Leaguen më 13 gusht si mysafir kundër Liverpoolit.























