22:10 / 30.07.2023
Qindra tifozë të Besiktasit e presin Rebicin në Stamboll
Uran Krasniqi / RTKLive
Qindra tifozë të Besiktasit e kanë pritur në Stamboll futbollistin kroat, Ante Rebic, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e klubit turk.
Së fundmi futbollisti i ka dhënë fund aventurës te Milan, ku pas tre sezonesh e gjysmë ai ka luajtur 123 ndeshje dhe ka shënuar njëzet e nëntë gola.
Kroati të dielën i ka kryer të testet mjekësore dhe tashmë ai do ta formalizojë transferimin te Besiktas.
Rebic deri më tash ka mbojtur ngjyrat e Kroacisë në dyzet e dy raste ku ka realizuar edhe tre gola.























