22:11 / 30.07.2023
Sulmohet fizikisht infermieri, reagon Spitali i Pejës
B. H. | RTKlive
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj një infermieri në Emergjencë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor. Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur ne me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e assesi mosmirënjohe e sulme fizike”, thuhet në reagimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Ky institucion shëndetësor kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos përsëriten.























