17:05 / 31.07.2023
Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi-Fazliu merr çmim prestigjioz në Itali
Sh.Gashi/ RTKlive
Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Alketa Gashi-Fazliu, është zgjedhur anëtare Nderi e Shoqatës së poetëve në Milano-Itali.
“Bordi i Drejtorëve të Qendrës Rinore dhe Shoqatës së Poezisë, në mbledhjen e datës 30 korrik 2023, emëroi Anëtare Nderi poeten ALKETA GASHI FAZLIU nga Kosovë, për shkak të punës së saj dhe me qëllim të forcimit të marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Kosovës”, thuhet në vendimin e bordit.
Ndryshe, gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Alketa Gashi-Fazliu, krahas punës që bën si gazetare dhe moderatore në TV, ajo merret edhe me shkrime. Ajo së fundit ka botuar trilogjinë "Ato gdhendin dhimbjen’.























