06:39 / 01.08.2023
Moti sot kryesisht me diell
V.Th / RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”, njofton IHMK.























