Kur u bë Prishtina kryeqytet, si ia kaloi Prizrenit, çfarë funksioni pati?
BKT
Kulturë

Kur u bë Prishtina kryeqytet, si ia kaloi Prizrenit, çfarë funksioni pati?

M.P / RTKlive

Profesori i Antropologjisë, Durim Abdullahu nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar për historinë e krijimit të Prishtinës, rrënjëve të emërtimit e deri te funksionet e saja ndër vite si qytet.

Abdullahu ka shkruar se themeli i krijimit të kryeqytetit të sotëm ka nisur nga nevoja e ekzistencës së një qendre e cila është në mes të pjesëve industriale e tregtare, Novobërdës dhe Trepçës.

“Kjo pjesë e Ballkanit ishte zonë ku kalonin rrugë tregtare, mes dy qendrash minerare: Novobërdës dhe Trepçës pranë qyteti garnizon kufitar, Zveçanit. Rrjedhimisht, kishte nevojë për një qendër të ndërmjetme, që shërbente si pikëndalesë karvanesh, stacion ku këmbeheshin kuajt e paratë dhe ku përditësoheshe me lajme për sigurinë e rrugës dhe ngjarjet e kohës”, ka treguar profesori.

Përmendja e parë e Prishtinës në literaturë haset në vitin 1325, në letrën që mbreti i Serbisë, Stefan Uroshi ia ka shkruar Republikës së Raguzës.

“Shpjegimi më i gjasshëm, mbetet ai i gjuhëtarit të madh amerikan Eric P. Hamp, sipas të cilit, ky toponim vjen nga fjala e hershme indoevropiane "pri" që ka kuptimim "va" dhe fjala tjetër indoevropiane "setin" me kuptimin e "gurit" (kujto në anglisht fjalën "stone" - "gur"). Va i gurit, apo va mbi gurë mund të jetë kuptimi i toponimit origjinar Prisetina”, shkruan Abdullahu.

Prishtina në shekujt e parë të ekzistencës ishte caku për karvanet tregtare, të cilat kryesisht bartnin ari, argjend, dridhëra dhe shtofra. Ardhja e Perandorisë Osmane pasohet me ndërtimin e një kompleksi në Prishtinë, të përbërë me Xhaminë e Madhe, hamamin dhe medresenë.

“Vetëm diku në shekullin e XVI, Prishtina do të bëhej shehër. Kur u ndërtua hekurudha që lidhte Selanikun me Nishin më 1873, Prishtina ia mori primatin Prizrenit duke u bërë përkohësisht kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. Në fillim të shekullit të XX, popullsia e Prishtinës mezi arrinte në 15 000 banorë, mes tyre shqiptarë, serbë, turq, hebrenj, romë, cancarë e ndonjë pakicë etnoreligjioze. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, Prishtina u bë kryeqytet i Kosovës, pastaj i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe sot i Republikës së Kosovës”, shkruan profesori në Fakultetin Filozofik.

 


MË SHUME NGA Kulturë