Kurti e imzot Paglia diskutojnë për harmoninë ndërfetare në Kosovë
BKT
Lajme

Kurti e imzot Paglia diskutojnë për harmoninë ndërfetare në Kosovë

A.B/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, për të dytën herë brenda këtij viti, presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia.

“Bashkërisht folën për rëndësinë e lirive fetare, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në shtetin e Kosovës. Imzot Paglia e falënderoi kryeministrin për këtë pritje miqësore dhe e përgëzoi për punën e tij veçanërisht në mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

 


MË SHUME NGA Lajme