16:56 / 01.08.2023
Bajrami: Qeveria po dorëzohet pasi Kosovës iu vendosën sanksione
Sh.Ç /RTKlive
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për kryetarët e veriut. Ajo ka shprehur dhembshuri për kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për të cilin ka thënë se partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar.
Deputetja Bajrami ka thënë se Qeveria po dorëzohet pasi Kosovës iu vendosën sanksione.
“Qeveria Kurti tashmë ka dëshmuar se shkel secilin njeri e familje dhe keqpërdor gjithçka që i del përpara për t'u dukur më pak e dështuar. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë”, ka shkruar Bajrami.























