Vela, Petkoviqit: E di mirë ti ku janë kufijtë e Kosovës
BKT
Lajme

Vela, Petkoviqit: E di mirë ti ku janë kufijtë e Kosovës

Sh.Ç /RTKlive

Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela, i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik me kufijtë ekzistues që dihet se ku janë.

Blerim Vela, përmes një postimi në Twitter i tha Petkoviqit se ai i di kufijtë nga kërkesat që i bën për vizita në Kosovë.

”Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, sipas ligjeve Kosovës”, ka shkruar Vela.

Petkoviqi, Hovenierit: Lista Serbe s’është zë i ambasadave

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë për deklaratat e tij se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik, dhe se kufijtë e Kosovës njihen botërisht se ku janë.

“Ne e dimë mirë ku janë kufijtë e Kosovës, ata janë kufij të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

Ai ka theksuar se Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të njerëzve të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja.

Hovenier, ka theksuar se nuk vihet në pyetje fakti se Kosova është shtet sovran e se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë si çdo tjetër.


MË SHUME NGA Lajme