23:33 / 01.08.2023
Shpallen fituesit e edicionit të 34-të “Zambaku i Prizrenit 2023"
Sh.G / RTKlive
Sonte në ambientet e Kino Lumbardhit është mbajtur edicioni i 34’të i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2023”, ku çmimin e publikut fitoi talentja e re 15 vjeçarja Ela Kazaz.
Juria profesionale me vend të parë ka vlerësuar këngën “Labirinthi i Dashurisë”, me të dytin, këngën, “Këndoma një këngë”, dhe me të tretin këngën “Fotografia e parë”.
Gjithashtu, është ndarë çmimi për tekstin më të mirë, i cili i ka shkuar këngës, “Në çdo dritare shohë sytë e tu”. Kurse, çmimin Mikrofoni i artë e ka fituar kënga, “Si diell”.























