Lista Serbe: Hovenier ka folur për dëshirën e Kosovës
BKT
Lajme

Lista Serbe: Hovenier ka folur për dëshirën e Kosovës

M.Miftari/RTKlive

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili kishte deklaruar se Kosova është shtet i pavarur demokratik dhe që Lista Serbe, si partitë tjera në Kosovë, është parti opozitare, e cila përfaqëson serbët etnikë në Kosovë.

Lista Serbe, përmes një deklarate, ka bërë të ditur qëndrimin e vet për deklaratën e ambasadorit Hovenier se kjo deklaratë ishte për “t’ia bërë qefin” opinionit në Kosovë, derisa thonë se kjo parti  përfaqëson kudo “interesat e popullit serb”.

”Përfaqësuesit e Listës Serbe kudo që janë dhe këdo që takojnë do të përfaqësojnë gjithmonë interesat e popullit serb, sepse është detyrë e jona ndaj qytetarëve që mbështesin partinë tonë. Gjithashtu duam të theksojmë se politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Lista Srpska-s duke respektuar interesat e qytetarëve tanë dhe jo nga diktimi i askujt dhe kështu do të vazhdojë të jetë, si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë, në cilindo qytet të botës apo para ndërtesave komunale me qytetarët e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, gjithmonë do te luftojmë për të drejtat e popullit serb, mbijetesën dhe qëndrimin e tyre ne vatrat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatë.

 


MË SHUME NGA Lajme