Publikohet buletini ‘Gjykimet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës’
BKT
Gjykata Speciale

Publikohet buletini ‘Gjykimet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës’

Sh.G. /RTKlive

Fondi për të Drejtën Humanitare është duke i monitoruar proceset gjyqësore për krime lufte qoftë pranë gjykatave vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare.

FDHK publikoi buletinin ‘Gjykimet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (Janar - Qershor 2023)’. Në këtë buletin mund të gjendet informatat mbi katër proceset gjyqësore të cilat zhvillohen pranë DSHK.

Amer Aliaj nga ky fond, tha se po ashtu janë duke e monitoruar edhe punën e Dhomave të Specializuara dhe të gjitha seancat apo rastet që gjykohen ne jemi duke i monitoruar.

“Kemi publikuar një buletin i cilin, përmban informata të përgjithshme të aktiviteteve dhe rasteve të cilat janë gjykuar  në gjashtë mujorin e parë të këti viti pra këtu janë përfshirë informata të përgjithshme për publikun për rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, rastin kundër Pjeter Shalës, Sali Mustafës , Gucatit dhe Haradinjat”, tha ai sot në ‘Info Plus’, në RTK.

Ai ka folur dhe për rastin gjyqësor, të Gucatit dhe Hradinaj, për të cilën edhe shkalla e dytë e ka dhënë epilogun. “E kemi rastin e kundër Mustafes në të cilën procedura gjendet në shkallën e dytë dhe i kemi dy raste në shkallën e parë, kemi rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve dhe rasti kundër Pjeter Shalës”, tha ai.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale