23:03 / 02.08.2023
Abdixhiku: Bashkatdhetarët kontribues në çdo etapë
A.B/RTKlive
Në selinë qendrore të LDK-së, është organizuar takimi tradicional i kësaj partie me mërgimtarët.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se diaspora është kontribuese në çdo etapë. “Nga takimi i parëvjetshëm me bashkatdhetarë, ndjeva një ndjenjë të veçantë kënaqësie për pritjen e tyre në selinë qendrore të Lidhjes. I pritëm së bashku me Kryetarë komunash, deputetë e anëtarë të Kryesisë. Janë njerëz punëtorë, të ndershëm, atdhedashës të pashterrur e mbi të gjitha, kontribues në çdo etapë tonën. Janë një pasuri e veçantë,” ka shkruar Abdixhiku në “Facebook’.























