Koci: Beogradi nuk është i interesuar për marrëveshje
Sh.Gashi/RTKlive
Si pjesë e ujdisë të Bratislavës për shtensionimin e situatës në veri të vendit është edhe krijimi i kushteve për zgjedhje të reja. Qeveria tashmë ka formuar një grup punues i cili do të hartoj një udhëzim administrativ.
Përmes këtij udhëzimi, do t’i hapet rrugë ndryshimeve ligjore për të arritur kështu deri tek zgjedhjet e reja përkatësisht te largimi i kryetarëve nga komunat në veri.
Opinionisti Milazim Koci, ka folur në në ‘Lajmet e fundit’, në RTK, rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me veriun e vendit.
“Më duket mirë që qeveria ka vepruar kështu, por në bazë të asaj që lexova nga ministri Krasniqi dhe në bazë të disa raporteve tjera, duket se ai grup do të sugjeroj peticionin sa i përket tërheqjes së kryetarëve të komunave në veri”, tha Koci.
Ai tha se ka përshtypjen që nëse shkohet në rrugën përmes peticionit, kjo nuk do të funksion për faktin se serbët atje nuk do të dalin nuk do ta nënshkruajnë.
“Mendoj që Beogradi nuk është i interesuar për marrëveshje, Beogradi do ta shfrytëzojë këtë si një pretekst tjetër për minim të Marrëveshjes franko-gjermane, do të thotë do të vazhdojë me logjikën që e bënë nga Ohri ata atje e pranuan në parim, por nuk e nënshkruan duke thënë se s’janë të kënaqur me të se nuk e duan dhe duke e shikuar çështjen në këtë opsion mendoj që ata nuk do të dalin”, theksoi ai.























