10:49 / 03.08.2023
Gjykata Komerciale shtyn vendimin për Klan Kosovën
RTKlive
Gjykata Komerciale e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e Klan Kosova, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, deri në vendimin përfundimtar gjyqësor.
Meqenëse në rastin konkret sipas dokumentacionit, rezulton se paditësi ka bërë ndryshimet në regjistrat e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe për këtë, gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese nuk bie ndesh me interesin publik.























