Drita eliminohet nga Viktoria Plzen
BKT
Sport

Drita eliminohet nga Viktoria Plzen

Uran Krasniqi/RTKLive

Drita është eliminuar nga Conference League. Është Viktoria Plzen e cila do të luajë në rrethin e tretë të garës dhe jo skuadra kosovare.

Kjo pas fitores së realizuar në Prishtinë kundër skuadrës gjilanase me rezultat 1-2. 

Pas një pjese të parë të barabartë, ku ani se iniciativa ishte e mysafirëve, pjesa e dytë ka prodhuar edhe gola. 

Ka qenë Viktoria që e para ka kaluar në epërsi. 

Në minutën e shtatëdhjetë e shtatë Durosinmi pas pranimit të një topi nga Kalvach ka gjetur golin. 

Pas pak ka ardhur barazimi i Dritës. Ka qenë minuta e dytë e kohës  shtesë kur Krasniqi nga afërsia ka barazuar rezultatin. 

Në ndeshjen me kohë shtesë më shumë se njëzet minuta, Erik Jirka ka realizuar nga penalltia për epërsinë e radhës për çekët, duke bërë që skuadra e tij të shkojë tutje dhe ajo kosovare të mos vazhdojë garën.  

Paraprakisht Krasniqi është larguar me karton të kuq. 

Ndeshja e parë në Çeki nuk kishte nxjerrë fitues. 

Drita pranon edhe golin e dytë

Viktoria Plzen e ka gjetur edhe golin e dytë kundër Dritës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë minuta e njëzet e katërt e kohës shtesë kur Erik Jirka ka realizuar për epërsinë e radhës për çekët. 

Paraprakisht Blerim Krasniqi është larguar me karton të kuq. 

Ky rezultat e dërgon përpara Viktoria Plzenin. 

Drita barazon kundër Viktoria Plzenit

Drita e ka barazuar rezultatin kundër Viktoria Plzen.

Ka qenë minuta e dytë e kohës  shtesë kur Besnik Krasniqi nga afërsia ka barazuar rezultatin. 

Ky rezultat 1-1, nëse nuk ndryshohet bën që ndeshja të shkojë drejt vazhdimeve e ka mundësi edhe drejt penalltive. 

Fituesi i takimit kalon në rrethin e tretë. 

Viktoria Plzen në avantazh kundër Dritës

Viktoria Plzen ka gjetur golin kundër Dritës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Momentalisht skuadra çeke po fiton 0-1. 
Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e shtatë kur Durosinmi pas pranimit të një topi nga Kalvach ka gjetur golin. 
Ky rezultat e çon skuadrën çeke përpara duke e rrëzuar Dritën. Drita dominohet  po s`thyhet në pjesën e parë

Drita është dominuar nga Viktoria Plzen në pjesën e parë, por megjithatë nuk është thyer.

Pjesa e parë e takimit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë është mbyllur me rezultat 0-0. 

Çekët kanë pasur më shumë iniciativë, por skuadra kosovare e ka ruajtur portën. 

Mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë për ta dhënë fituesin e përballjes. 

Nis ndeshja Drita - Viktoria Plzen

Ka nisur ndeshja Drita - Viktoria Plzen, që është takimi i dytë i rrethit të dytë të Conference League.

Ndeshja e parë në Plzen ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0-0. Fituesi i takimit do të kalojë në rrethin e tretë të garës. 

Gjithashtu sonte në Conference League luajnë edhe dy skuadra të tjera kosovare: Ballkani dhe Dukagjini. 

Drita - Vitoria Plzen, formacionet

Drita dhe Viktoria Plzen ndeshen sonte në takimin e dytë të rrethit të dytë të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.